Mbyllja e një lokali me muzikë live në Velipojë, ku këndonte Frederik Ndoci është kthyer në çështje të ditës në Shkodër. Ndërhyrja e policisë me skafandra dhe të armatosur për të lënë në mes muzikën dhe duke përzënë klientët i ka bërë të mendojnë pronarët e lokalit se ngjarja nuk ishte një rastësi.

Hamendësimet morën hov pasi një person tha se policët kishin pranuar se urdhri për mbylljen e lokalit ishte dhënë nga vetë Edi Rama. Këtë version e ka dhënë një qytetar i quajtur Besnik Kastrati, siç e shihni edhe në foton më poshtë.

Por vetë Frederik Ndoci nuk e ka besuar këtë version.

“As nuk duhet besue se merret me gjera kaq ordinere, miku dhe timonieri i rilindjes.

Ose e thene italisht tropo Bela per essere vera”, shkruan ai. Këngëtari dyshon se urdhri për ta nxjerrë nga lokali është dhënë nga kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi siç duket nga ato që shkruan në profilin e tij në “Facebook”.