Është ndarë sot nga jeta në moshën 51-vjeçare, Genc Alizoti, ish-drejtor i Hekurudhës Shqiptare.  “Durrës Lajm” mëson se vdekja e Alizotit ka ardhur për shkaqe natyrale.

Gjatë karrierës së tij ai ka mbajtur poste të rëndësishme politike si kryetar i Këshillit Bashkiak dhe prefekt i Durrësit, nga viti 2009 deri në 2013.

Në tetor të vitit 2013 ai u emërua drejtor i Hekurudhës shqiptare, detyrë të cilën e mbajti deri pak muaj më parë.