Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja, i cili mbeti i plagosur nga atentati në mblikalimin e Shkozetit, 6 ditë më parë.

30-vjeçari Maloku ishte në makinë bashkë me prokurorin Ndoja dhe shtetasin tjetër Aleksander Laho, 48 vjeç, të cilët mbetën të plagosur dhe ndodhen ende të shtruar në spitalin e Durrësit.