"Ndjekja" në Durrës arreston tre hajdutët e bizneseve dhe "Benz"-it

20/01/2019 - 11:23

Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Ndjekja" në Durrës, arrestohen në flagrancë tre shtetas, autorë të dyshuar për vjedhjen e një automjeti dhe dy bizneseve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve edhe vënien para përgjegjësisë të autorëve, në bazë të informacioneve të siguruara nga strukturat policore, kanë bërë të mundur finalizimin me sukses të operacionit të koduar "Ndjekja", duke arrestuar në flagrancë tre shtetasit J.P, E.P dhe Q.R.

Shtetasit J.P. dhe E.P. dyshohen si autorë të vjedhjes me thyerje të dy bizneseve në Durrës.

Në bashkëpunim me njëri - tjetrin, në datë 19.01.2019, gjatë natës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje një biznes (bulmetore) ku kanë marrë një sasi parash si edhe kanë tentuar të vjedhin një tjetër biznes tregtar (dyqan mishi).

Shtetasi Q.R. dyshohet se ka vjedhur një mjet tip "Benz" ku në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti, në momentin që shtetasi do ta shiste në një pikë varreza makinash.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qytetarët e Durrësit janë të dyjëzuar, ndërsa nuk mungojnë as personat indiferentë, përsa i përket situatës së nxehtë në të cilën ndodhet

Gjykata Administrative e Apelit vendosi të enjten në dhomën e këshillimi t’i hapë rrugën përfundimit të projektit “Veliera”, duke pushuar

Një grup mbështetësish të PD-së, janë grumbullua për të pritur me protestë kryeministrin Edi Rama në Gjirokastër. 

Disa zona në Tiranë do të jenë pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve që po bëhen për instalimin e rrjetit 20 kv në një kabinë q

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur për të diskutuar edhe kërkesën e grupeve parlamentare të opozitës për shkarkimin e Arta Mar

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka, vijon me denoncimet e tij lidhur me plagjiaturat në doktoratura apo artikuj shkencorë.

Polici nga Dukagjini Berhan Bajrakurti, me gjasë pritet të lerë qelinë ditën e sotme pasi ka rezultuar se personi që ai ka bërë filmimin

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve të zhvillimit të palejuar të lojërave të fatit.

Ardhja e një sistemi vranësirash do të kushtëzojë mot me vranësira të shpeshta dhe alternime kthjellimesh në pjesën më të madhe të vendit