Mesditën e sotme, ka qenë mjaft i lartë numri i automjeteve që i janë drejtuar shëtitores “Taulantia” dhe zonës së Currilave në Durrës. Shumë prej tyre kanë preferuar të konsumojnë një kafe apo një drekë në lokalet e zonës, duke përfituar edhe nga moti i mirë e me diell.

Po jo gjithçka ka shkuar mirë, pasi qindra prej tyre janë bllokuar për shumë minuta në trafik, ose janë detyruar të kthehen në rrugë, për të mos pritur në rreshtin e gjatë të automjeteve, që ishte krijuar në këtë aks.

Trafiku është shkaktuar jo vetëm nga numri i madh i automjeteve, por edhe sepse një mjet është prishur në mes të rrugës, duke shkaktuar anomali në trafik.

Fotot e mbërritura në DurrësLajm tregojnë automjetin që ka mbetur në mes të këtij aksi, madje as shoferi nuk duket aty rrotull.