Ditën e martë në orën 17:00, Këshilli Bashkiak i Durrësit do të zhvillojë mbledhjen e radhës, ku për herë të parë pas pandemisë do të takohen jo më përmes komunikimeve online, por në sallën e qendrës kulturore “Aleksandër Moisiu”, duke ruajtur distancat si dhe duke zbatuar protokollin e sigurisë.

Miratimi i rendit të ditës të mbledhjes:

1.Për miratimin e familjeve përfituese te ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok ndihmën ekonomike deri 6 % dhe fondi nga të ardhurat e bashkisë, për muajin qershor 2020.

2.Për miratimin e buxhetit shtesë të bashkisë durrës për vitin 2020

3.Për miratim rezolute “mbi marrjen e masave të veçanta për shkak të situatës së krijuar si rezultat i pandemisë të shkaktuar nga covid-19, pёr parandalimin e dhunёs me bazё gjinore”

4.Për miratimin e programit të punës së këshillit të bashkisë Durrës për periudhën korrik 2020 – dhjetor 2020

5.Për miratimin e pakësimit të të ardhurave të vitit 2020 të bashkisë Durrës në shumën 750,000 lekë dhe kthimi i kësaj shume organizatës jofitimprurëse “World Vision Albania”.

6.Për miratimin e përdorimit të fondit prej 1’050’000 lekë pa tvsh, për blerjen e dy tuneleve dezinfektues, të cilët do të vendosen në hyrjen kryesore te bashkisë Durrës dhe qendrës kulturore “Aleksandër Moisiu”.

7.Informim i këshillit bashkiak mbi “raportin e monitorimit të zbatimit të buxhetit të bashkisë Durrës të vitit 2019”

8.Për miratimin e kryerjes së shërbimit të pastrimit të njësisë administrative sukth nga operatorët ekonomik