Drejtoria e Përgjithshme Detare jep një njoftim të rëndësishëm për situatën sinoptike në datat 16-19 shtator, në zonën e detit Jon. 

Sipas DPD pritet krijimi i një cikloni me era të fuqishme dhe reshje shiu dhe për pasojë moti do të  përkeqësohet.

Njekohesisht DPD kërkon bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë dhe që udhëtojnë në destinacion zonën e Detit Jon i Veriut, më konkretisht në zonën e Italisë së Jugut dhe Greqisë, per te parandaluar situata te papritura prej motit te keq.

Njoftim nga Drejtoria e Përgjithshme Detare:

Njoftim për përkeqësim të motit në zonën e Detit Jon në pjesën veriore të tij!

Si rezultat i krijimit të një cikloni, me era të fuqishme dhe reshje shiu , nga pasditja e datës 16 shtator 2020 deri më datën 19 shtator 2020 moti në zonën e Detit Jon në veri do të përkeqësohet. Moti i përkeqësuar do të ketë në jug të Italisë do të vazhdojë në drejtim të lindjes më konkretisht në zonën e Greqisë. Këto zona do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 60 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 5.5m dhe perioda 8s . Ditën e premte dhe të shtunë vendi ynë do të përfshihet nga era me drejtim veri, veri-perëndim, veri-lindje.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë dhe që udhëtojnë në destinacion zonën e Detit Jon i Veriut, më konkretisht në zonën e Italisë së Jugut dhe Greqisë, duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qënë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

Siguria juaj prioriteti ynë!