Gjatë ditës së mërkurë, vendi ynë do të karakterizohet nga një mot i kthjellët dhe me vranësira kalimtare. Por vranësira më të theksuara do të ketë në mesditë duke sjellë rrebeshe shiu të izoluara në zonat veriore dhe juglindore.

Sipas Meteoalb, vranësirat fuqizojnë zonat malore pasdite, duke sjellë rrebeshe shiu afatshkurtër. E gjithë shtrirja bregdetare do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Temperaturat mbeten konstante në orët e para të ditës, por një zbritje 1-2 gradë Celsius sjellin orët e mesditës në zonat veriore dhe verilindore. Era do të fryjë mesatare me një shpejtësi 30 km/h në drejtimin verior duke shkaktuar në det dallgëzim 2 ballë.