Sipas parashikimit të meteorologëve, vranësirat e shpeshta do mbeten prezente në territorin shqiptar sot, duke sjellë reshje afat shkurtra në orët e mesditës dhe në vijim, ku më të dukshme do të jenë përgjatë kufirit lindor.

Por mbrëmja përmirëson gradualisht motin në vend. Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por ulen në mesditë.

Vlera minimale do të shënohet në Pukë me 7°C, ndërsa vlera maksimale në Durrës dhe Lezhë me 25°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.