Parlamenti i Holandës, 3 mocione kundër Shqipërisë: Të mos hapen negociatat

10/10/2019 - 19:01

Qëndrimi i Francës për t’i thënë jo deri në 2020-n mosçeljes së negociatave me Shqipërinë është përforcuar edhe nga Holanda. Paraditen e të enjtes në parlamentin holandez, tre deputetë depozituan 3 mocione bllokuese për çeljen e negociatave BE- Shqipëri. Top Channel raporton se mocionet i kërkojnë qeverisë të votojë kundër në mbledhjen e 17-18 Tetorit madje edhe kundër çeljes me kushte siç propozon Gjermania. Në mbledhjen e ministrave të jashtëm të BE në Strasburg, Holanda nuk do të përfaqësohet ne rang ministri, pasi shefi i diplomacisë holandeze do të jetë në vizitë ne Indi bashkë me kryeministrin.

Holanda do të përfaqësohet në këtë takim nga ambasadori i saj në BE, i cili nuk ka asnjë mandat për të negociuar nëse vendet e tjera të BE do të kërkojnë një zbutje të qëndrimit. Megjithatë ka ende shpresë që qeveria e Holandës në mbledhjen e këshillit të ministrave të BE të mbajë një qëndrim më të moderuar nga ai i parlamentit.

Holanda nuk do të vendosë veto nëse Gjermania dhe Franca do të thonë po.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në Tiranë, sot, u zhvillua protesta paqësore “Për Fëmijërinë e Vjedhur”, e nxitur nga rasti i fundit i abuzimit të 15-vjeçares në Babrru

Katër ditë pasi doli nga spitali zhduket për herë të dytë gardisti Ervin Dërguti.

Mijëra qytetarë në Tiranë kanë marshuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” drejt sheshit “Nënë Tereza” pas lajmit që ka tronditur opinion

Dy pronarët e hoteleve në Rrogozhinë që kishin ngritur një rrjet prostitucioni janë lënë në burg. Gjykata e Kavajës ka vendosur

 “Unë zgjedh të jetoj e sigurtë”, “Në vend që t’i mësoni djemtë të mos përdhunojnë, mësojini të respektojnë”, “Nuk luhet përdhunimesh

Shembja e pallatit 6 katësh me tritol la pas dëme të konsiderueshme në bizneset pranë objektit në bulevardin e Durrësit.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka rrëzuar Policinë e Shtetit për 48 pasuri për të cilat është kë

Ky është momenti i shpërthimit të pallatit të VIP-ave në bulevardin e Durrësit, i cili në një sekondë përfshihet i gjithi në flakë përpar

Shembja e pallatit 6 katësh me tritol la pas dëme te bizneset në bulevardin e Durrësit.