Dy pensionistët Kulla, që jetojnë në Spitallë të Durrësit pranë varrezave të vjetra, kanë marrë sot ndihma ushqimore.

Një ditë më parë, një prej të njohurve të çiftit pensionist, kontaktoi në redaksinë e “DurrësLajm” për të kërkuar ndihmë për dy të moshuarit, pasi kishin nevojë për ushqime dhe jetojnë në kushte shumë të vështira.

Pas ndërhyrjes së “DurrësLajm” pranë prefektit të Durrësit, Roland Nasto, menjëherë sot në mëngjes familja Kulla mori ndihmat e nevojshme.

Në këtë periudhë të vështirë që po kalon vendi për shkak të luftës me Covid-19, një ndër masat strikte të marra nga qeveria ëshët ndalimi i pensionistëve për të dalë në rrugë apo për të bërë pazar, teksa instancat shtetërore janë zotuar që do t’iu shërbejnë shtëpi më shtëpi për shpërndarje pensionesh, ilaçesh apo dhe ushqimesh për të gjithë ata të moshuar që nuk kanë familjarë të tjerë në shtëpi.