Një tjetër aksident si pasojë e motit të keq dhe rrugës me lagështirë është shkaktuar këtë mëngjes në autostradën Tiranë-Durrës, ku një makinë është përmbysur.

Mjeti tip “Renault Clio” me targa AA 565 OX ka humbur kontrollin dhe është përmbysur për shkak të përplasjes së fortë.

Nga burimet policore, mësohet se fatmirësisht nuk kanë mbetur persona të plagosur, por vetëm dëme materiale të mjetit.

Ky është aksidenti i dytë që përfundon me përmbysjen e automjeteve në autostradë. Një “BMW X5” u përmbys dje në afërsi të Sukthit për shkak të lagështirës në rrugë, ndërsa fatmirësisht drejtuesi i saj nga Durrësi pësoi vetëm lëndime të vogla.