Një automjet është përmbysur në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të Sukthit.

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte, dhe i lënduar ka mbetur drejtuesi i automjetit tip “BMW X5”.

Sipas informacioneve paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e mjetit dhe lagështia në rrugë, çka ka sjellë humbjen e kontrollit nga drejtuesi dhe më pas përmbysjen e makinës.

DurrësLajm” sjell fotot e para nga vendi i ngjarjes.