Përgjimet në “BILD”/ “Du të mi qethësh”, Astrit Avdylaj mbledh vota në drejtorinë e Shijakut për Dakon

05/06/2019 - 10:45

Gazeta prestigjioze gjermane"Bild", ka nisur të botojë me radhë 6 përgjime të reja të dosjes 339, të cilat sjellin një panoramë të frikshme.

“Gjashtë përgjimet që pasojnë janë pjesë e një dosje zyrtare të mbikëqyrjes gjyqësore të një hetimi kriminal me numër 339/1, të zyrës së prokurorisë së antimafias sa i përket aktivitetit kriminal të një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës, të njohur si klani kriminal ‘Avdylaj’ në qytetin e Shijakut në Shqipëri.

Gjatë muajve të përgjimit, ndodh që në muajt pasues në vend mbahen zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 dhe klani kriminal i Avdylajve përfshihet rëndshëm në blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve për llogari dhe në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama, përfshi kryebashkiakun e Durrësit, qytetit të dytë më të madh në Shqipër”, shkruan "Bild".

Në telefonatën e parë shihet se si bëhet presion për blerjen e votave të punonjësve të Ujësjellësit.

“Astrit Avdylaj, kreu i klanit kriminal ‘Avdylaj’ në Shijak, telefonon Ivo Doçin, drejtor i kompanisë së ujësjellësit dhe kanalizimeve në qytetin e Shijak dhe i kërkon që të mbledhë votuesit e opozitës së partisë Demokratike që janë të punësuar në ndërmarrjen e Ujësjellësit dhe të Kanalizimeve, në mënyrë që Astriti të vijë dhe t’i ‘shkundë mirë’ në mënyrë që të votojnë për PS-në ose të humbin punët. Toni i nënshtruar i drejtorit të Kompanisë së Ujësjellësit dhe Kanalizimeve ndaj bosit të krimit, Astrit Avdylaj është një tregues i fuqisë që ka ai dhe se sa përgjegjës është ai për ‘përpjekjet e fushatës’,” shkruan gazeta.

PERGJIMI

Astrit Avdylaj: Mirëmbrëma, Astriti jam.

Drejtor i Ujësjellësit në Shijak: Astrito si ja çove, si je, ça bën ti?

Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit, ju mirë?

Drejtor i Ujësjellësit në Shijak: Mirë rrofsh, ja sa erdha në shtëpi.

Astrit Avdylaj: Dëgjo tashti, unë isha një çik sot te ai në Durrës (Vangjush Dako). Jam këtu me Elton Arbanën dhe me Dor Gallarin, edhe nesër kur të kesh kohë ti, du me fol një çik, tu pa listën, ça ke aty punonjës, edhe kundra që mund ti kesh të PD-së aty, ndonjë aty te puna.

Drejtor i Ujësjellësit në Shijak: E kuptoj.

Astrit Avdylaj: I du të gjithë ata emra që mund të kesh kundra.

Drejtor i Ujësjellësit në Shijak: I kam nda unë, i ke të ndarë komplet.

Astrit Avdylaj: A ashtu, këtë kërkoj unë.

Drejtor i Ujësjellësit në Shijak: I kam bërë para unë, kshu që i ke gati

Astrit Avdylaj: Eee ashtu. Kur të kesh kohë, se duhet me i thirr atyre që ti tundim nga një çik.

Drejtor i Ujësjellësit në Shijak: E kuptoj, s’bëhet fjalë fare.

Astrit Avdylaj: O te puna, o të na japin votën, ose të ikin te shpija.

Drejtor i Ujësjellësit në Shijak: As bëhet fjalë fare.

Astrit Avdylaj: Kupton?

Drejtor i Ujësjellësit në Shijak: I ke të ndarë, i kam bërë gati të gjitha. Edhe kush ka hyrë në punë, edhe kush ka qenë, i kam ndarë të gjitha komplet. I kam kshu me kompjuter të punume.

Astrit Avdylaj: Ok du të mi qethësh me një fjalë edhe.. a më kupton?

Drejtor i Ujësjellësit në Shijak: Patjetër. Të bëj unë telefon nesër.

Astrit Avdylaj: Mirë vëlla, natën e mirë, na fal për…

Drejtor i Ujësjellësit në Shijak: Ça thu mo.. çfarë na fal, i madhe je

Astrit Avdylaj: Hajt natën e mirë vëlla.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian nuk kanë mundur të bien dakort për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Ma

Hetuesit në Durrës duket se janë afër zbardhjes së atentatit ndaj vlonjatit Edison Harizajt dhe shokut të tij në afërsi të Plepave.

Gjesti fyes i ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchard, është përcjellë me vëmendje edhe nga Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë.

Shtyhet seanca në ngarkim të Arbër Çekajt dhe dy të arrestuarve të tjerë për sasinë prej 613 kg kokainë që u kap në Durrës.

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Durrës ka ndërhyrë në fillim javë për të shembur betonimet e paligjshme që kishin ngushtuar kanal

Që nga fillimi i këtij viti portin e Durrësit e kanë vizituar 420 jahte, me flamurë nga të pesë kontinentet.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili nga Komisioni i Sigurisë bëri një deklaratë të fortë duke pohuar se nga burgu janë poros

Një “Benz” i braktisur në autostradën Durrës-Tiranë, i vjedhur më herët gjatë shtatorit, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht.