Gazeta gjermane "Bild" ka publikuar disa audio-përgjime të reja mes kryetarit të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe Astrit Avdylajt, njëri nga anëtarët e bandës së Shijakut. Përgjimet i ka vetëm prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi çështja është ende në gjykim duke lënë të kuptohet qartë se CD-të me përgjimet e dosjes 339 ia janë dhënë "Bild"-it nga vetë organi i akuzës.

Pas furnizimit nga prokuroria shqiptare me përgjimet, bisedat janë publikuar nga "Bild" vetëm një ditë pasi mbërriti Lulzim Basha në Gjermani, i cili vijon takimet në Berlin. Në bisedën e parë të publikuar, Astrit Avdyli telefonon Dakon dhe e pyet për takimin me kryeministrin Edi Rama.

Në bisedë, Astrit Avdyli thotë se ndodhet me Vath Allën (person me të kaluar kriminale) në Hipotekë duke pritur Ani Dyrmishin, ish-drejtor i Hipotekës, aktualisht drejtor i Hekurudhave. Astrit Avdyli i thotë më pas Dakos që të mos udhëtojë në Ishëm, por të takohen në Durrës sikur e kishin lënë dhe Dako pranon.

Në përgjimin tjetër të zbardhur më poshtë, Astrit Avdylaj komunikon me kryetarin e PS-së Shijak, Elton Arbana, i cili aktualisht kandidon për bashkinë e Shijakut.

Përgjimi 5: 31 mars 2017

Astrit Avdylaj- Elton Arbana kryetari i PS-së Shijak 0696309689   
Astrit Avdylaj telefonon Elton Arbanën, kryetarin e PS-së Shijak, aktualisht kandidat i PS-së për kryetar bashkie në Shijak 
Me një ton të irrituar ai telefon Arbanën dhe i thotë se Inspektorët Kombëtar të Ndërtimit po vënë gjoba tek disa njerëz dhe nuk mund të kontaktojë dot me Vangjush Dakon për ti kërkuar që t'i ndalojë, sepse kryetari i bashkisë ndodhet në Zvicër me Edi Ramën në një udhëtim. 
Kur Arbana i thotë se nuk ka autoritet sepse ai është larguar nga pozicioni i inspektorit ndërtimor,bosi i krimit Avdylaj i kërkon që t'i telefonojë dhe tu thotë që të ndalin gjobat dhe ti kritikojë përndryshe do e bëjë vetë ai. Në fund kryetari i PS-së, Arbana bie dakord dhe i thotë Astrit Avdylajt se do i telefonojë dhe do e zgjidhë ai problemin.

Kryetari i PS në Shijak: Astrit?

Astrit Avdylaj: Si ia çove?

Kryetari i PS në Shijak: Ca bone, si ka kalove? Mirë?

Astrit Avdylaj: Mirë, si jeni?

Kryetari i PS në Shijak: Mirë. Ca bohet, si ke qenë ti?

Astrit Avdylaj: Vallahi mirë, ti si je?

Kryetari i PS në Shijak: Hajt mo mirë. Tu bo lojë, muhabet me cunat.

Astrit Avdylaj: A e di ku e kisha hallin unë?

Kryetari i PS në Shijak: Urdhëro

Astrit Avdylaj: A e njeh atë të INUK-ut, atë drejtorin ti?

Kryetari i PS në Shijak: E njoh më, Dallëndyshja.

Astrit Avdylaj: Lëre Dallëndyshen, ke të Durrësit. Ca është ky i Durrësit, Artur…

Kryetari i PS në Shijak: Artur Çela?

Astrit Avdylaj: Eee

Kryetari i PS në Shijak: I bashkisë?

Astrit Avdylaj: Eee

Kryetari i PS në Shijak: Po e njoh

Astrit Avdylaj: I kujt bashkie është, i Shijakut?

Kryetari i PS në Shijak: Jo, jo i Durrësit, i Vangjushit

Astrit Avdylaj: Po nuk ka qenë aty Vangjushi, se ka qenë me Edin. Merre o vlla, merre atë b**** q**se ke shku aty duke i vendos gjoba në fermë sot nga 5 milionë o vlla.

Kryetari i PS në Shijak: Kush? Ti?

Astrit Avdylaj: Se nuk është Vangjushi këtu

Kryetari i PS në Shijak: Se mua më kanë hequr, u bo nja 4 ditë. Po ta marr në telefon tek kush

Astrit Avdylaj: Ore ka shku në fermë të Sukthit, ka shku duke vënë gjoba. Po nuk është Gjushi këtu është në Zvicër, a më kupton. Se nuk kam me ca e lajmëruar tani.

Kryetari i PS në Shijak: Ka noi emër konkret, ke noi emër apo jo?

Astrit Avdylaj: Kujt konkret?

Kryetari i PS në Shijak: Domethënë kujt ia ka vënë, që ti them

Astrit Avdylaj: Ore thuaj i ke vënë atje në fermë, ke bo gabim dhe kthe gjobat. Mos ve gjoba thuaj, se nuk është Vangjushi aty a më kupton.

Kryetari i PS në Shijak: Ja ta marr tani direkt

Astrit Avdylaj: Ore je tu bo gabim thuaj, ore o pis thuaj. Nuk dua ta marr vetë në telefon

Kryetari i PS në Shijak: E mor unë, po e more vesh para një jave që më hoqën

Astrit Avdylaj:  Unë nuk e di o valla, ku, si, qysh, tek

Kryetari i PS në Shijak: Më hoqën sepse isha tek INUK-u, ndërhyra për këto kshu dhe më prishën punë.

Astrit Avdylaj:  Nuk e di po ma lajmëro i cik këtë, thuj ke bërë gabim që ke shkuar në fermë se nuk është Vangjushi, është sot me Edi Ramën në Zvicër dhe unë nuk kam ku ta ashtu

Kryetari i PS në Shijak: Direkt e mor tani

Astrit Avdylaj:  Mirë, Falemiderit

Kryetari i PS në Shijak: Ok, caio

Astrit Avdylaj: Ciao