Gazeta gjermane nxjerr përgjimet e reja mes Dakos dhe Avdylajve: Je knaq me Ramën, të du fort​...

05/06/2019 - 10:13

Sikurse kishte paralajmëruar gazetari Peter Tide, tabloidi prestigjoz gjerman “Bild” ka publikuar përgjimet mes Astrit Avdyllajt të grupit të Shijakut dhe kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dakos.

Nga përgjimet tregohet afërsia mes tyre. Në fillim të bisedës telefonike, Avdylaj e pyet Dakon se si ia kishte kaluar në takimin që kishte pasur me kryeministrin e vendit Edi Rama.

BILD shkruan: Në këtë përgjim, është Astrit Avdylaj ai që e telefonon Dakon dhe e pyet për Takimin me Ramën. Nga biseda del se Astrit Avdylaj ndodhet në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive në Durrës, në praninë e drejtorit të zyrës dhe Vath Allës, një ish-i dënuar për vrasje për të ‘mbaruar’ një punë për llogari të Allës. Në këtë telefonatë mes Avdylajt dhe kryebashkiakut Dako, është e qartë lidhja e ngushtë mes tyre. Astrit Avdylaj e di që kryebashkiaku Dako ishte deri vonë një natë më parë me kryeministrin Edi Rama. Ai më pas i thotë Dakos që të anulojë planet e tij për të udhëtuar në Ishëm, për të siguruar që ‘puna’ që Alla po kërkon, të përfundohet tek zyra e hipotekës nga drejtori që telefonon Anin dhe më pas Dakon për t’u takuar me të dhe më të dënuarin për vrasje, Vath Alla. Kryebashkiaku Dako pranon dhe ndryshon agjendën.

Përgjimet: 

Astrit Avdylaj: A të ka zënë gjumi mbrëmë mo vëlla, se ke takuar Ramën dje, keni ndejtur jeni kënaqur

Vangjush Dako: Ça bone

Astrit Avdylaj: Ça bëhet

Vangjush Dako: Mirë, mirë

Astrit Avdylaj: Nga je vëllai…

Vangjush Dako: Dëgjo

Astrit Avdylaj: Hë vëlla…

Vangjush Dako: Thuaj byrazerit që unë po iki në Ishëm tek ata çunat atje

Astrit Avdylaj: Jo pra tashi se do ta lemë një çik më vonë, se jam këtu me çunat unë (Vath Alla).

Vangjush Dako: Ku je ti?

Astrit Avdylaj: Këtej nga hipoteka me Anin (Ani Dyrmishi, drejtor në Durrës), Ani do vij të takoj një çik drejtorin apo…..?

Vangjush Dako: Ato Allat janë aty apo…?

Astrit Avdylaj: Po Vath Alla është këtu me mu drejtëpërdrejtë, e kam këtu live, përballë në tavolinë, po na dëgjon tashti.

Vangjush Dako: Epo mirë takohemi në Durrës atëherë.

Astrit Avdylaj: Jo do takohemi atje, e kemi lënë orarin atje vëllai, mbaroi. Do takohemi atje nga dreka se s’bën. Le të mbarojmë një çik punë me Anin këtu, po presim Anin, sa të shkojë te bashkia tha ai. Po e pret vëllai këtu te hipoteka.

Vangjush Dako: Mirë, mirë

Astrit Avdylaj: Hajde të du fort vëllai

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shtyhet sërish gjyqi për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri në Gjykatën e Apelit.

Arben Saliu, drejtori i Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka radhën të paraqitet para Vettingut.

Mjeku i njohur, Tritan Kalo, i jep një tjetër mesazh të fortë politikës shqiptare, në këto kohë të vështira të përhapjes së koronavirusit

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot kryesisht të kthjellët që herë pas here do të

Qendra për Zhvillimin e Shoqërisë Civile (CSDC) Durrës ka hartuar një raport që bazohet mbi monitorimin që i ka bërë kjo qendër bashkisë

Është porti më i madh në vend dhe një nga qytetet më të rëndësishme të vendit, por Durrësi ka mbetur prapa në kontributin e dhënë për rri

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i cili ka një rol të rëndësishëm në procesin e Vettingut është përgjigjur për çështjen e anëtarit t

Në kushtet e pandemisë së COVID 19 qeveria ka vendosur gjatë mbledhjes së sotme të ndryshojë aktin normative të masave në gjykata.

  • Përsëri ATRAC (Adriatic Training and Research Centre} RJEKA, trajnon specialistët tanë të mjedisit për ngritjen dhe forcimin