Mbrëmjen e sotme për të dytën natë radhazi në Durrës u protestua për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga efektivi i policisë në Tiranë. Në tubim nuk munguan incidentet dhe përplasjet mes policisë dhe protestuesve, ndërsa në fund efektivët kanë shoqëruar disa persona, pjesa më e madhe të rinj. Mes të rinjve të ndaluar nga Policia eshte edhe montazhieri i DurresLajm, Shefqet Duka, i cili po kthehej në shtëpi, pasi kishte përfunduar orarin e punës.

Më poshtë po publikojmë disa nga emrat e personave të shoqëruar.

Disa nga të shoqëruarit në komisariat në Durrës:

Shefqet Duka – montazhier i DurrësLajm

Fatjon Sylisufaj

Francesko Rama

Fatmir Topi

Admir Axhami

Oljan Abazi

Alfred Dafku

Armand Rrodhe

Amarildo Lala

Adem Dema

Anton Marku 
Nikolin Caca 
Jetmir Dafku 
Mark Prenga

Para drejtorisë së policisë. jane mbledhur familjarë te te rinjve qe akuzojnë policinë se i ka shoqëruar pa të drejtë se nuk kanë bërë asgjë, vetëm ndodheshin në rrugë. Familjarët kërkojnë nga policia lirimin e tyre menjëherë.

Më heret DurresLajm publikoi video nga operacioni i policise ne bulevardin qendror, ku te rinj qe kalonin ne bulevard kapeshin me force nga efektivet dhe tentonin ti fusnin ne furgon.