ELBASAN, 18 maj 2013– Operacioni “Nisma”, i zhvilluar nga policia e qytetit të Elbasanit, ka bërë të mundur sekuestrimin e 5 kg kanabis dhe 30 doza drogë e dyshuar heroine.

Forcat e policisë së Elbasanit kanë arrestuar 24-vjeçarin Emiljano Bërdufi dhe 19-vjeçarin Redi Zeneli.

Dy të rinjve iu kapën 30 doza heroinë, dhe akuzohen për shpërndarje të lëndës narkotike.

Burime nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se në një furgon targa në lagjen “5 Maji”, janë kapur 5 kg kanabis.

Drejtuesi i furgonit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes, është identifikuar nga policia dhe po punohet për kapjen e tij.