Ekspertët hoqën të dielën një bombë të mbetur në një qytet të Serbisë jugore nga bombardimet e NATO-s në vitin 1999.

Bomba prej 1.000 kilogramësh u hoq me sukses nga një kantier ndërtimi në Nishit, tha një zyrtar i ministrisë së brendshme. Bomba MK-84 ka një ngarkesë shpërthyese prej 430 kilogramësh. Ajo u transportua për t’u shkatërruar.

Para heqjes së bombës, 1300 banorë të zonës në Parkun e Shkencave dhe Teknologjisë u evakuuan për sigurinë e tyre, ndërsa në vendngjarje mbërriti policia, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore.

Bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë filluan më 24 mars 1999 dhe zgjatën 78 ditë, me synim dhwnien fund goditjes së përgjakshme të liderit serb Slobodan Millosheviç ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Një nga incidentet më të përgjakshme ndodhi në Nish më 7 maj 1999. Një dyzinë me njerëz u vranë kur avionët e NATO-s hodhën bomba thërrmuese në një treg. Qyteti u bombardua përsëri më 12 maj të atij viti me bomba thërrmuese, duke çuar në vdekjen e 11 civilëve.