Një grup nxënësish të shkollës së mesme profesionale kombëtare kanë protestuar ditën e sotme duke marshuar në bulevardin kryesor të Durrësit.

Ata thanë se janë nxënës në vitin e tretë të shkollës profesionale kombëtare “Beqir Çela” që gjendet në Shkozet. Të pyetur nga “DurrësLajm”, gjimnazistët thanë se ptotestojnë për kushtet e këqija në shkollën e tyre e kryesisht në konviktet ku ata qëndrojnë.

Gjimnazistët, me brohorima që nuk ishin dëgjuar në Durrës prej fushatës  elekrorale të shkuar, thanë se janë sensibilizuar me protestën e studentëve të Tiranës. E gjithë shkolla ka ndërprerë mësimin duhet të plotësojë kërkesat kryeministri pohuan nxënësit.

K.H.