Kryebashkiaku i ka dalë “zot” ankesave të banorëve të lagjes nr.1, në shëtitoren Taulantia.
Lokalet pranë Sfinksit nxituan të zënë çdo hapësirë të plazhit me çadra dhe ankesa përfundoi tek kreu i bashkisë, Vangjush Dako.
Ishte një prej anëtarëve të shoqërisë civile, Flamur Bala, që njoftoi kryebashkiakun se çdo hapësirë u ishte zënë qytetarëve.
Kryebashkiaku urdhëroi policinë bashkiake, e cila brenda ditës liroi hapësirat e zëna të qytetarëve.
Ndiqni pamjet e operatorit të DurrësLajm:
K.H.