Punimet që po kryhen në autostradën Tiranë-Durrës kanë krijuar menjëherë probleme në qarkullim. Në autostradë është krijuar një autokolonë e madhe makinash e cila shkon afërsisht në 5 kilometra.

Vështirësi në qarkullim ka që nga hyrja e autostradës deri tek tregu i grumbullimit të fruta-perimeve, e cila shkon deri në Kashar. Raportohet se trafiku është rënduar edhe në rrugën dytësore që shkon drejt Durrësit.

Vendosja e tonbinave në autostradë vjen si masë paraprake për t’i paraprirë përmbytjeve, të cilat për vite me rradhë kanë shkaktuar dëme të mëdha tek bizneset në zonën e Kasharit.