Rama i cilësoi si grupi kriminal "KÇK", reagon Unioni i Gjyqtarëve: Kërcënim ndaj pavarësisë së pushtetit gjyqësor

10/10/2019 - 13:44

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama lëshoi akuza të forta në adresë të prokurorit të Durrësit dhe i kërkoi Kuvendit, reagim me forcë ndaj këtyre prokurorëve, që i ka etiketuar si pjesë e grupit më të madh kriminal në vend, “KÇK”, (Kap çfarë të kapësh) kanë reaguar Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë dhe Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë.

Në reagimin e tyre thuhet se qëndrime të tilla të përsëritura nga funksionarë të ekzekutivit, jo vetëm që nuk i shërbejnë raporteve ndërinstitucionale por janë një kërcënim ndaj pavarësisë së pushtetit gjyqësor, duke minuar ndërkaq besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Gjyqtarët i kërkojnë Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe ndërkombëtarët të reagojnë. Kryeministri Edi Rama artikuloi akuza të forta ndaj prokurorëve e gjyqtarëve ditën e djeshme nga parlamenti.

“Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë dhe Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë përcjellin me shqetësim qëndrimet e ditëve të fundit nga përfaqësues të lartë të politikës ndaj gjyqtarëve. Shoqatat e gjyqtarëve kanë mirëpritur çdo adresim të problematikave që lidhen më gjyqësorin në forumet e duhura, sikurse kanë dënuar çdo veprim apo mosveprim të kryer nga gjyqtarë të caktuar në shkelje të misionit të tyre, duke zgjedhur për këtë rrugën e përcaktuar nga Kushtetua dhe ligjet në Republikën e Shqipërisë.

Qëndrime të tilla të përsëritura nga funksionarë të ekzekutivit, jo vetëm që nuk i shërbejnë raporteve ndërinstitucionale por janë një kërcënim ndaj pavarësisë së pushtetit gjyqësor, duke minuar ndërkaq besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Parimi i ndarjes së pushteteve qëndron në themel të demokracisë sonë kushtetuese dhe presupozon që asnjë pushtet nuk është epror ndaj tjetrit. Shoqatat tona janë të hapura për individualizimin e çdo shkeljeje ligjore në veprimtarinë e gjyqtarëve apo problematikave në tërësi në sistemin e drejtësisë dhe kanalizimin e tyre në institucionet përkatëse, në formën e sanksionuar nga legjislacioni në fuqi. Organizmat përfaqësuese të gjyqtarëve, që në fillimet e procesit të reformës në sistemin e drejtësisë kanë shprehur mbështetjen e tyre të pakursyer për këtë reformë, duke kontribuar në mënyrë aktive, me qëllim arritjen e një produkti sa më cilësor. Ndërsa qëndrimet agresive e të adresuara gabim, në kohën e zbatimit të një reforme kaq të thellë për sistemin, sjellin pasoja të dëmshme për reformën. Së fundi, Shoqata Kombëtare dhe Unioni i Gjyqtarëve dëshirojnë të ftojnë Këshillin e Lartë Gjyqësor, si institucioni i ngarkuar me garantimin e pavarësisë dhe përgjegjshmërisë së pushtetit gjyqësor si dhe miqtë e partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët kanë kontribuar në mënyrë të palodhur për konceptimin dhe vënien në jetë të reformës në drejtësi, për të mbajtur qëndrimin e tyre në lidhje me sjelljet shfaqura kohët e fundit”, thuhet në reagimin e tyre.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Botuesi Henri Çili është marrë në pyetje pasditen e djeshme nga oficerët e policisë gjyqësore në Gjirokastër. Burime nga policia thanë se

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se së shpejti do të nisin punimet në Unazën e Re pikërisht aty banorët po protestojnë prej dy vjet

Policia e Durrësit ka dhënë detaje lidhur me përplasjen e një automjeti me makinën e patrullës së përgjithshme, nga e cila mbetën të lënd

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi se mëngjesin e sotëm ka përfunduar testimi i tre rasteve të reja të dyshuara në l

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, por mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Ndahet nga jeta ne moshën 97-vjeçare, Vito Kapo, ish-numri dy i Partisë Komuniste. Kur kanë kaluar vetëm tre ditë nga vdekja e të vesë së

Shtyhet afati që kanë qytetarët për të regjistruar ndryshimin e pronësisë së mjetit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugo

Rreziku nga koronavirusi ka anuluar pa afat Komisionin e Venecias. Sesioni plenar do të mbahej në Venecia në 20-21 mars, dhe komisioni do

Moti i keq i dy ditëve të fundit “shërbeu” për të depozituar në shëtitoren “Taulantia” në Durrës grumbuj me leshterikë, të cilët ju mbive

Në orën 18.00 të së premtes përfundon afati për të aplikuar tek platforma online e rindërtimit “Shtëpia ime”.