Reagon pronari i ‘Gega Oil’: Asnjë shkelje evazive, kompania vazhdon punën

10/08/2019 - 12:06

Pronari i kompanisë “Gen Klaudis sh.a”, e njohur me emrin “Gega Oil” ka deklaruar se kompania nuk ka bërë asnjë shkelje në aspektin evaziv.

Paulin Gega ka mohuar akuzat së është larguar nga vendi për t’ju shmangur përballjeve ligjore dhe shtoi se lajmin për shpalljen në kërkim e ka mësuar nga mediat.

“Jemi nisur për pushime verore në Greqi, më datë 09.08,2019, pushime të cilat janë rezervuar rreth dy muaj më parë të një agjenci turistike në rrugën Fortuzi, Tiranë, ku dhe mund ta verifikoni fare lehtësisht. Sot ndërkohë jemi njoftuar në mënyrë indirekte pas lajmeve që kishin shpërthyer nëpër portale e gazeta të ndryshme, ku pretendohej se administratori i kompanisë Genklaudis sha, ishte larguar qëllimisht për t’iu shmangur përballjeve ligjore” ka deklaruar Gega.

Sipas tij, kompania ‘Gega Oil’ vazhdon aktivitetin e saj dhe i vetmi bllokim është bërë në një stacion shitjeje në Vrinë të Durrësit por që është zhbllokuar pas verifikimeve.

“Ne mund t’ju konfirmojmë që në njërën nga magazinat tona fiskale të shitjes me shumicë, që ndodhet në Vrinë, Durrës, është ushtuar një kontroll para dy ditësh, ku ka pasur një ndërprerje të aktivitetit vetëm për disa orë, me pretendimin se kasat e shitjes ishin të vendosura në regjim manual, pavarësisht se ne posedojmë certifikatën e kalibrimit të regjimit automatik, e lëshuar sipas ligjeve në fuqi nga firma certifikuese e fiskalizimeve A.E Distribution shpk në vitin 2012! Mbas verifikimeve nga organet kompetente, u bë zhbllokimi i këtij stacioni shitjeje dhe aktiviteti ka vazhduar normalisht” sqaroi Gega.

Ai theksoi se nuk ka asnjë shkelje në aspektin evaziv nga ana e kompanisë dhe për të verifikuar këtë tha se ishte i gatshëm të vërë në dispozicion çdo dokumentacion kundrejt çdo institucionin shtetëror

“Pra, kompania jonë nuk ka kryer asnjë shkelje apo kundravajtje penale as në aspektin evaziv apo të të ashtuquajturës ‘Fshehje e të ardhurave apo të pasurisë’. Gjithashtu ju komunikojmë me përgjegjësi të plotë morale dhe korporative që aktiviteti i firmës tonë vazhdon pa ndërprerje në të gjithë Shqipërinë. Kompania Genklaudis sha është një ndër 10 tatimpaguesit më të mëdhenj në Shqipëri, me mbi 83 stacione shitjetje në të gjithë vendin dhe me mbi 500 punonjës, e gatshme për të vënë në dispozicion çdo dokumentacion kundrejt çdo institucionin shtetëror dhe ligjor dhe të përgjigjet deri në shkallën më të lartë të drejtësisë” mbylli reagimin Paulin Gega. /BW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kishte 16 ditë në terapi intensive në infektivin e Tiranës, por nuk mundi të mbijetojë.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se gjatë gjithë periudhës së COVID-19 në Shqipëri, do të ketë një lexim të ri

Në kohën e koronavirusit, të bësh biznes është një sipërmarrje e vështirë, pasi problematikat janë të shumta.

Një tjetër lajm i hidhur vjen këtë pasdite nga Spitali Infektiv.

Zv.ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Vasilika Vjero ka shpjeguar se cilët do të përfitojnë nga paketa e qeverisë në lidhje me situatën

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, është futur në vetëkarantinim pas kthimit nga Italia.

Nga Gëzim Kabashi

Durrësi ka humbur sot një nga figurat e shquara të qytetit.

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë ka reaguar pas lajmit se mes infermierëve të dërguar në Itali ka edhe njerëz që nuk e ushtrojnë këtë p

Tregu i fruta-perimeve do të jetë funskional që nga ora 05:00 e mëngjesit të mërkurës së 1 prillit.

Ditën e sotme numri i të infektuarve me koronavirus në Durrës ka pësuar rritje të ndjeshme.