Edhe pse gjatë gjithë natës ka patur reshje të shumta shiu, në Lezhë aktualisht nuk ka zona të përmbytura.

Në aksin Balldre-Torovicë ka patur rrëshqitje gurësh gjatë natës. Raportohet se edhe aksi Rreshen-Bukmire vijon që të jetë i bllokuar nga rrëshqitja e dherave.

Ndërkohë, në Kurbin, në afërsi të Fushë Gjormit ka përmbytje. 350 ha ndodhen nën ujë si pasojë e fikjes së energjisë elektrike.