Dita e dytë e sezonit të ri shkollor ka nisur me një lajm jo fort të mirë.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se 12 mësues të kenë rezultuar të prekur nga Covid-19 në qytetin e Kolonjës. Pjesa më e madhe e tyre janë në shkollat e qytetit.

Sakaq është mësuar që pozitive ka dalë edhe pastruesja e shkollës, gjë që ka detyruar të gjithë mësuesit të kryejnë tamponin. Mësimi nuk do të zhvillohet në këtë shkollë deri në daljen e përgjigjeve të tamponit.

Raportohet që mësuesit kanë shfaqur shenja të virusit dhe janë izoluar në banesat e tyre.