Këshilli Bashkiak Durrës miraton shkarkimin e sekretarit Armand Tragaj. Në mbledhjen e pasdites së sotme, këshilltarët votuan shkarkimin e Tragajt, duke miratuar njëkohësisht emërimin në këtë detyrë të Dorina Miljas.

Në fjalën e tij para Këshillit Bashkiak, Tragaj tha se shpresonte që votimi për shkarkimin e tij të ishte votimi i fundit politik dhe votimet e tjera të këshilltarëve të jenë në interes të qytetarëve. "Luftën politike e keni brenda kësaj salle",- tha Tragaj ndërsa theksoi se do të vazhdonte të kontribuonte për qytetin.

Njëkohësisht ai ftoi anëtarët e këshillit Bashkiak që të bashkëpunojnë me kryebashkiaken Sako.