Gjykata e rrethit Durrës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg” për 38-vjeçaren nga Tirana O.D., që mashtroi shtetasin I.H. në shumën 900 mijë euro.

Sipas prokurorisë, e cila ka zbuluar skemën e mashtrimit, autorja e veprës penale vazhdon të kryejë veprime në mbulimin dhe dredhinë për mashtrim dhe vjedhjes se shumave të mëdha parash edhe tek disa persona të tjerë.

Asaj i janë vënë nën sekuestro preventive pesë pasuri të paluajtshme të saj dhe familjareve, me një vlerë mbi treqind mijë euro.

Hetimet vazhdojnë për identifikimin e shumave të vjedhura dhe të fshehura nga ana e autorit të veprës penale.