Të tjera lëkundje vijojnë të ndihen në Durrës në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sipas IGJEUM, rreth orës 01:46 është regjistruar një tërmet me magnitudë 2,2 ballë dhe me thellësi 26 kilometra në zonën e Gjirit të Lalëzit.
Nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme material të shkaktuara si pasojë e tërmetit.