11 gusht 2014 – Kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho në një deklaratë për mediat e cilësoi një ngjarje të rëndë skandalin në Bankën e Shqipërisë, që sipas tij ndikon edhe tek siguria financiare e vendit. 
Gjate deklarates  Braho e hodhi përgjegjësinë tek 7 anëtarët e këshillit Mbikëqyrës, ndërsa u shpreh se mbi guvernatorin Fullani nuk ka ndonjë përgjegjësi ligjore që të dorëhiqet. 

“Është ngjarja më e rëndë, ka tronditur thellë jo vetëm opinionin publik, por ndikon edhe në sigurinë financiare të vendit…Reagimi i Berishës për këtë rast është problematik, pasi ka marrë në mbrojtje skandalin bankar .Në thelbin e saj kjo ngjarje nuk ka vetëm përgjegjësi morale, politike por kryesisht ligjore, institucionale, nuk zgjidhet me thirrje për shkarkime, qoftë edhe të një personi siç është guvernatori. Ndër përgjegjësitë kryesore është ajo që ngarkon 7 anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës. Evidentohet fakti se kjo strukturë e ngarkuar nga ligji për këtë qëllim ka vegjetuar nuk ka qenë kontrolluese dhe eficente. Ju bëj thirrje anëtarëve Ermelinda Meksi, Ardian Civici, Dhori Kule të japin dorëheqjen”, tha Braho. 

Teksa u shpreh se për të guvernatori Fullani nuk duhet të largohet, Braho i kërkoi prokurorisë të bëjë punën e saj pa u ndikuar. 
“Nëse vetë propozohet le të largohet vetë, është çështje e tij por ligji e tregon qartë kur mund të largohet. Të largohet në rastin që prokuroria nge akuzë”, tha ai. 
Persa i perket pyetjes se bere nga gazetaret mbi jeten e luksit te djalit te guvernatorit  Braho u pergjigj: “Të merremi me baballarët, djemtë t’i lëmë për më vonë”.