Tërmeti i 26 nëntorit ka shuar tragjikisht familjen Reçi në Durrës.

Pas nxjerrjes së trupit të Eduartit dhe të bijës, Kristit, nga momenti në moment pritet të nxirren edhe trupat e pajetë të dy anëtarëve të tjerë të familjes.

Nënë e bir, Dolores dhe Klaus Reçi kanë qëndruar për shumë orë nën rrënjat e pallatit 7 katësh në lagjen 18, fatkeqësisht pa mundur të shpëtojnë.

Mësohet se gjithashtu forcat e kërkim shpëtimit po punojnë për të nxjerrë trupin e viktimës Roza Meçe, e ëma e piktores  Diena Meçe e cila gjeti vdekjen një ditë më parë bashkë me të bijën 8-vjeçare.