Reshjet e borës do t’u lënë nesër vendin reshjeve të shiut, të cilat do të zbusin temperaturat e ulëta, të regjistruara sidomos në veri të vendit.

Sipas Meteoalb, ditën e martë kthjellime të shpeshta e vranësira kalimtare do dominojnë zonat Qendrore, por vranësira të dendura dhe shira të dobët priten në ekstremet Veri-Jug.

Gjatë mesditës të së martës, vranësirat shtohen në gjithë territorin duke sjellë shira në dy ekstremet Veri-Jug, por sërisht pasditja sjell kthjellim të motit në vend, përjashtuar Veriperëndimin ku ende do të ketë shira të dobët.

Temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm në të dy ekstremumet termike, duke bërë që vlerat e tyre të luhaten nga 5 në 19°C.