Ky “Audi” është një nga 5 makinat që policia ndaloi dhe bllokoi sot në Durrës, pasi 5 qytetarë nuk kanë respektuar urdhrin për të mos lëvizur me mjete në qytet, si një ndër masat strikte ndaj mospërhapjes së koronavirusit.

Policia tha për “DurrësLajm” se personat në fjalë kanë dalë me makina private në rrugë dhe thekson se do të merren masa ndëshkuese për ata dhe për këdo që del me makinë, teksa bën iu apel drejtuesve të automjeteve që të mos dalin në rrugë.

Masat hyjnë në fuqi nga ora 06.00 e datës 13 mars deri më 00.00 të datës 15 mars.

Policia e Shtetit ka bërë me dije se ndalohen për 3 ditët në vijim urbanet dhe transporti qytetas dhe ndërqytetas. Ndërkohë, nga këto masa përjashtohen rastet për personat me sëmundje kronike si dhe për autoambulancat dhe automjetet që kryejnë funksione shërbimi shtetëror.