Për të dytën ditë radhazi, tregu agro-ushqimor i qytetit të Durrësit iu nënshtrua dezinfektimit të plotë. Pamjet filmike dhe fotot e mëposhtme tregojnë se janë dezinfektuar tërësisht banakët, për të jenë gati për tregtarët që do të rikthehen të shesin pas ndërprerjes 4 dite, që nga ora 13.00 e së shtunës së javës së kaluar.

300 tregtarët e licencuar për të punuar aty, janë njoftuar se do të punojnë me rradhë, pra një ditë tregtarët e banakëve me numër tek dhe ditën tjetër tregtarët që kanë banakë me numër çift.

“Nesër, duke nisur nga ora 05.00, tregu do të jetë funksional. Njëkohësisht një numër i vogël tregtarësh do të shesin tek tregu i improvizuar tek shkolla “Leonik Tomeo”, tek i cili pritet të vendosen 20 banakë”, bëri të ditur administratori i tregut, Edlir Çerri.