Zyra e kryeministrit grek i shpëton jetën 19-vjeçares shqiptare

22/11/2020 - 08:35

Gjatë kësaj fundjave, angazhimi në kohë rekord i zyrës kryeministrore dhe emergjencave sociale në Greqi ka bërë që t’i shpëtohet jeta një emigranteje shqiptare nga Puka, që jeton në Mykonos. Jeta e emigrantes shqiptare nga Puka 19- vjeçares Adelina Gjeloshi, e cila kishte pësuar një përkeqësim të papritur të shëndetit të saj sipas të afërmve ishte në ‘fije të perit’. 

Që jeta e emigrantes shtatzanë 7-muajshe të mos rrezikohej, ajo duhej transportuar me urgjencë në një nga spitalet më të mira të Greqisë, por mbizotërimi i motit të keq nuk lejonte fluturimin e helikopterëve dhe transportin e saj për në klinikat e specializuara. Por sapo Zyra e Kryeministrit të Greqisë është njohur me rastin në fjalë nga kryebashkiaku i Mykonos ai ka urdhëruar që të vihej në dispozicion për të transportuar emigranten shqiptare avionin qeveritar në një kohë mjaft të shkurtër.

Avioni qeveritar sikurse kishte urdhëruar kryeministri Mitsotakis ka shkuar dhe ka mundur të transportojë drejt spitalit emigranten shqiptare nga Puka për në spitalin “Aleksandra” në Athinë. Falë solidaritetit të treguar dhe ndërhyrjes së specializuar në klinikën e Spitalit të Athinës emigrantja shqiptare nga Puka e ka kaluar rrezikun. Të afërmit e saj dhe komuniteti shqiptar që jeton e punon në Mykono i kanë shprehur mirënjohjen për këtë gjest kryebashkiakut të ishullit grek si dhe kryeministrit Mitsotakis.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë i shkallës rihter është regjistruar në Greqi mesditën e sotme dhe është ndjerë në jug të vendit tonë.

Partitë Popullore Evropiane, kanë qenë të parat që kanë uruar Lulzim Bashën për rizgjedhjen në krye të Partisë Demokratike.

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg, për 19-vjeçarin Jehon Breçani, i cili aksidentoi një 24-vjeçare pak ditë më p

Tregtarët ambulantë kanë protestuar sërish këtë të hënë para Bashkisë së Durrësit për lejimin e ushtrimit të aktivitetit të tyre në zonën

Pas protestës së maturantëve Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka reaguar përmes një video-mesazhi.

Një operacion i rrallë është kryer të dielën që lamë pas në Qendrën Spitale Universitare Nënë Tereza.

Gjatë raportit në Kuvend, kryeprokurori Olsian Çela është pyetur nga deputeti Adriatik Alimadhi lidhur me dosjet e pezulluara, duke përme

Nga Greqia janë nisur 20 mijë vaksina AstraZeneca kundër COVID-19, dhuratë nga shteti grek e paraljmëruar më herët.

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka raportuar sot në parlament për gjendjen e kriminalitetit në vitin 2020, duke sjellë shifra nga ka

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar verifikimet në lidhje me proçedimin pasuror nr.10