Kryeministri Edi Rama do të flasë sot në orën 18:00 lidhur me deklaratat që bëri të enjten në emisionin “Opinion” kryedemokrati Lulzim Basha, se qeveria ka fshehur numrin e vdekjeve nga Covid-19.
Rama e ka konsideruar “akuzë makabre” deklaratën e Bashës, ndërsa demokratët edhe sot në një dalje për mediat i bënë thirrje prokurorisë të bëjë hetimet.
“Sot në 18.00 mesazhi im për shqiptarët pas akuzës makabre për fshehjen e numrit të të vdekurve! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë mundësinë të më ndjekë”, shkruan kreu i qeverisë në Facebook.





