Një alarm i rremë për bombë u regjistrua mëngjesin e së martës në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, duke sjellë evakuimin e qytetarëve dhe ndërhyrjen e njësive të Policisë së Kosovës.
Pas kontrolleve të kryera në zonë, nuk u gjet asnjë mjet apo objekt i dyshimtë.
Njoftimi për një mjet të dyshuar shpërthyes u mor rreth orës 08:00.
Menjëherë pas sinjalizimit, policia vendosi perimetrin e sigurisë, evakuoi qytetarët dhe angazhoi njësitë përkatëse për verifikimin e informacionit.
Kontrollet e zhvilluara në stacion nuk zbuluan asnjë mjet apo objekt të dyshimtë, duke konfirmuar se alarmi ishte i rremë.
Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që Stacioni i Autobusëve në Prishtinë përballet me një alarm të rremë për bombë.





