Pronari i një mjeti të parkuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Patentave është alarmuar pasditen e sotme, pasi ka mendur se i ishte vendosur eksploziv poshtë makinës.
Shtetasi Elvis Boshi ka lajmëruar policinë e Tiranës rreth orës 14:30. Efektivët sapo kanë mbërritur kanë kontrolluar mjetin me targë AA092OX, nuk kanë vërejtur gjë më sy të lirë.
Në vendngjarje shkuan edhe forcat xheniere, të cilat pas një kontrolli më të imtësishëm bënë me dije se alarmi ishte i rremë dhe se poshtë mjetit nuk kishte eksploziv.
DEKLARATA E POLICISË
Më datë 21.09.2016, në Kashar, tek parkingu pranë Drejtorisë së Patentave, shtetasi E. B., pretendon se në mjetin e tij, i kanë vendosur lëndë eksplozive.
Në vendngjarje Shërbimet e Policisë kanë marrë masat e sigurisë, gjithashtu ekspert xhenier, po bëjnë kontrollin e imtësishëm të mjetit.





