Policia e Durrësit ka zbarkuar mbrëmjen e sotme në disa pika karburantesh, respektivisht në dy të tilla në autostradën Durrës-Tiranë dhe dy të tjera në rrugën “Vllazërimi”.
Kanë qenë disa banorë, që kanë alarmuar uniformat blu, pasi kanë raportuar përmes telefonatave se kishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri pranë 2 karburanteve në autostradë.
Me mbërritjen në vendngjarje, forcat e rendit kanë konfirmuar se në fakt bëhet fjalë për një ngjarje krejt ndryshe.
Kanë qenë një grup të rinjsh, të cilët kanë hedhur materiale piroteknike në sasi të konsiderueshme nga njëri automjet në tjetrin pranë dy karburanteve në rrugën “Vllazërimi”.
Në pamjet e siguruara nga “DurrësLajm” shikohen 2 vendngjarjet, ku ndodhen forca të shumta policie, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin dhe lokalizimin e autorëve.