Alban Bakalli arrestohet për vjedhje dhe kokainë
DURRËS, 10 nëntor 2014 – Alban Bakalli, 26 vjeç u riarrestua nga karabinierët për vjedhje dhe kokainë. Mbi të rëndonte masa e sigurisë arrest shtëpie për disa precedentë penalë si ai i grabitjes me thikë afër Napolit të një të riu në nëntor 2012. Albani, ndonëse në arrest shtëpie në qytezën e Santa Maria a Monte-s, blinte me cmim të arsyeshëm sende të vjedhura. Gjatë kontrollit të banesës i gjetën disa sende të vjedhrua si një aparat fotografik profesional me vlerë 9 000 euro, një kompjuter, një trapano, një televizor etj. Me ndihmën e qenit antidrogë të quajtur Nerone, karabinerët gjetën gjatë kontrollit edhe 40 gramë kokainë të pastër. Albani u dërgua në Burgun e Pizës për të vuajtur dënimin e mbetur për grabitjen në Napoli në vitin 2012 si edhe për tu përgjigjur për blerjen e sendeve të vjedhura.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Sektori i peshkimit në Durrës në kolaps, gjunjëzohet nga çmimi i naftës! (VIDEO)
“Nuk ia fal kurrë” – Robert Berisha rikthen konfliktin me Tunën dhe zbulon prapaskenat familjare
Vrasja e dyfishtë në burgun grek/ 11 persona dalin përpara prokurorit, mes tyre edhe një shqiptar
Zv/kryeministrja Koçiu në Durrës: Të respektojmë dhimbjen! Patjetër që do të merren masa





