TIRANE – Ish-presidenti Alfred Moisiu firmosi i pari peticionin që do t’i kërkojë parlamentit shqiptar të miratojë sa më shpejt projekt-rezolutën e dorëzuar nga deputetët Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri.

Shoqata “Çamëria” ia çoi peticionin në fjalë ish presidentit, i cili pas firmosjes tha se miratimi i rezolutës nuk duhet trajtuar nga këndvështrimi nacionalist.
 
“Duhet luftuar me këmbëngulje sepse kjo është e drejta jonë, e drejta e njerëzve që kanë banuar dhe kanë origjinën nga Çamëria dhe nëse flasim për të drejtat e njeriut, ky është një aspekt i rëndësishëm dhe një tregues shumë i madh”,- u shpreh Alfred Moisiu.

Projekt-rezoluta përmban 13 pika, ku bie në sy kërkesa për shfuqizimin e ligjit grek të luftës së vitit 1940, i cili mban në sekuestro konservative pasuritë e shqiptarëve.