Opozita ka qenë e pranishme sot në Komisionin e Ligjeve ku kërkoi që çelja e negociatave të jetë prioritet i Kuvendit. Enkelejd Alibeaj tha se janë dhe dy javë derisa të meret vendimi dhe është hapësira “për të cilën ju dhe kryeministri juaj ka mundësi për të dhënë prova të forta që po, do çeljen e negociatave”.

Demokrati tha se detyra e të zgjedhurve është t’i shërbejnë interesit publik. “Angazhimi ynë i opozitës është bërë i qartë shumë kohë më parë. Kjo opozitë është e vendosur qartazi dhe në mënyrë konsistente dhënies së kontributit për çeljen e negociatave si një lloj vlerësimi që duhet ta miratoj historia politike këtij vendi. Fatkeqësisht ne jemi shumë të qartë në pozicionin tonë politik, ky vend e meriton çeljen e negociatave jo thjesht se ka arritje, por për arsye tjetër, si e si që një dorë tjetër e fortë e sinqertë institucionale t’ia mbyllë një orë e më parë arbitraritetin e këtij kryeministri. Mundësisht delegjitimimin e tij, largimin një orë e më parë”, tha deputeti Alibeaj.