Kryebashkiakut socialist të Durrësit Vangjush Dako i është anuluar viza amerikane.

Portali “Lapsi.al” shkruan sot, duke iu referuar një burimi të lartë diplomatik, që para disa kohësh një kryebashkiaku të një qyteti të rëndësishëm në vend, i është refuzuar së bashku me familjen udhëtimi për në Amerikë. Sipas informacioneve të “Lapsi.al”, Dako është parë në radhën e aplikuesve për vizë në ambasadë në ditët kur ambasadori Lu shpërtheu në deklaratat e tij të forta për familjet dhe klanet mafioze.

Burimi diplomatik nuk bëri me dije arsyen e heqjes së vizës për kryebashkiakun e rëndësishëm të PS-së të cilin nuk e përmendi me emër. Por një sërë shkrimesh në media dhe një editorial i fortë i Blendi Fevziut ka raportiar se kreu i një qyteti të madh të fituar nga socialistët ka rënë pre e përgjimeve të një shërbimi të huaj sekret për lidhje me krimin e organizuar.

Herën e fundit që emri i Vangjush Dakos është përmendur në këtë drejtim ishte një investigim i “BIRN”-it që nxori se firma e numrit 1 të bashkisë Durrës ishte përdorur për lirimin më të shpejtë nga burgu të Lulzim Berishës.

Kjo është një masë që selia e Rrugës së Elbasanit e ka marrë shpesh kohët e fundit për të treguar me gisht gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që kanë lidhje me krimin. /Lapsi.al/