Nga Mila Ballhysa

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten një ëndërr për shumë shqiptarë, të cilët përmes lotarisë amerikane, apo përmes aplikimit për vizë në ambasadën amerikane në Tiranë tentojnë të shkojnë në SHBA.

Këtë fakt e tregon edhe rradha e gjatë e personave që çdo ditë mbajnë rradhën përpara ambasadës në Tiranë.

Amerika njihet kudo në botë si vendi simbol i demokracisë dhe i shanseve të barabarta për këdo.

Megjithëse SHBA është larg Tiranës, e njëjta praktikë ndiqet edhe në kryeqytetin shqiptar.

Politikan, kryebashkiak apo qytetar i thjeshtë askush nuk favorizohet, por të gjithë qëndrojnë në rradhë për t’ju drejtuar më pas sporteleve të ambasadës.

Në një video të bërë publike nga emisioni Stop, shfaqet kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, i cili, pavarësisht statusit të tij, qëndron në rradhë si të gjithë të tjerët.

Duket se vetëm SHBA arrin t’i vërë politikanët tanë në rresht për një!