Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka reaguar për ngjarjen e ndodhur në Banjskë, duke përsëritur thirrjen që autorët e sulmit të mbahen përgjegjës.
Në një postim me rastin e trevjetorit të sulmit në Banjskë, Ambasada ka theksuar se bashkohet me Kosovën për të nderuar rreshterin e vrarë gjatë sulmit, Afrim Bunjaku.
“Bashkohemi me Kosovën për të nderuar zyrtarin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë në shtator 2023. Ritheksojmë thirrjen tonë që autorët të mbahen përgjegjës”, thuhet në reagimin e Ambasadës.





