Shtete e Bashkuara të Amerikës kërkojnë nga 140 deputetët e Parlamentit të Shqipërisë që të votojnë zgjatjen e afatit të organeve të vettingut.

Ambasadorja Yuri Kim shkruan në Twitter se, ata janë në një linjë me rekomandimet e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM).

“Takova ambasadorin e OSBE Del Monako sot për të diskutuar një sërë çështjesh. Ne jemi dakord që, në përputhje me rekomandimin e IMO -së, Parlamenti duhet të kalojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e vettingut. Gjithashtu pajtohemi që autoritetet dhe palët duhet të veprojnë sipas rekomandimeve të OSBE për zgjedhjet”, shkruan Kim.