Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me prokurorët e SPAK, për t’i përgëzuar për arritjet prej 2019-ës kur u krijua e deri më tani.

Kim shkruan në Twitter se gjatë kësaj periudhe janë dënuar mbi 250 persona dhe janë konfiskuar 80 milionë euro, krahasuar me 20 milionë euro të konfiskuar në 8 vitet e mëparshme.

“U takuam me prokurorë specialë për t’i falënderuar për arritjet që kur SPAK u krijua në dhjetor 2019. Që atëherë, mbi 250 persona të dënuar dhe 80 milionë euro të konfiskuar (krahasuar me 20 milionë euro gjithsej 2011-2019). Kur SPAK çon një çështje në gjykatë, ata fitojnë 90% të kohës. Rezultate reale.”