Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur mbazditen e kësaj të premteje një hetim në lidhje me ndërtimet pa leje në Sarandë dhe Ksamil.
Mësohet se hetimet kanë lidhje me përfshirjen e efektivëve të policisë në ndërtime pa leje, pas 2 rasteve të ditëve të fundit, ku kati i një hoteli u sekuestrua nga Prokuroria dhe në një plazh gjithashtu u arrestuan 8 punëtorë, të cilët po kryenin punime pa leje.





