2 maj 2015 – Reali i Madridit do të kërkojë të mbajë gjallë shpresat për tu shpallur kampion i La Ligas në fund të sezonit duke fituar në Ramon Sanchez Pizjuan përballë Sevillias. Kundërshtari i radhës është shumë i vështirë për tu kaluar dhe këtë gjë e di mirë Carlo Ancelotti. Megjithatë trajneri italian i Los Blancos mbetet optimist se skuadra e tij do të dalë me pikë të plota nga kjo sfidë. ” Sevillan e kemi mundur dy herë gjatë këtij sezoni. Nga dy ndeshjet e fundit ndaj tyre duhet të mësojmë se cfarë kemi bërë mirë dhe cfarë kemi bërë keq. Duhet të japim maksimumin tonë pasi ata në shtëpinë e tyre janë një skuadër shumë e fortë. Sevilla vjen në këtë përballje nga një moment shumë i mirë forme dhe në fushë duhet të zbresë Reali i Madridit më i mirë që në fund të marrim tre pikët. Gjithsesi ne kemi nevojën dhe dëshirën për ta fituar këtë ndeshje dhe unë jam optimist se do ta arrimë një objektiv të tillë”.
Më pas Ancelotti i doli edhe njëherë tjetër në mbrojtje Cristiano Ronaldos i cili në sfidën e fundit ndaj Almerias u vërshllye nga një pjesë e tifozëve që ishin të pranishëm në Santiago Bernabeu. Italiani ndër të tjera foli edhe për gjëndjen në të cilën ndodhen disa nga futbollistët e dëmtuar. ” Cristiano ka shënuar me të vërtetë shumë golave gjatë këtyre viteve sespse është një futbollist që nuk kënaqet asnjëherë me vete, karakteri i tij ja ndalon dicka të tillë. Janë këto disa nga arsyet se përse ai ka mbajtur një nivel kaq të lartë gjatë gjithë këtyre viteve. Nuk e kuptoj se si disa njerëz në Bernabeu vërshellejnë Cristianon, Ronaldo është padiskutim lideri i kësaj skuadre. Cila është gjëndja e futbollistëve të dëmtuar? Bale është mirë, e ka hedhur pas krahëve dëmtimin dhe është i disponueshëm për ndeshjen ndaj Sevillas. Sa i përkete Benzemasë, ai mund të rikthehet në stërvitje të Dielën ose të Hënën shpresojmë ta kemi gati për ndeshjen e parë ndaj Juventusit në Champions League”.