Trajneri i PSG-së, Carlo Ancelotti nuk beson në transferimin e Cristiano Ronaldos dhe se ai nuk ka frike se mund të zëvendësohet me trajnerin Jose Mourinhon.

Sipas teknikut italian s’ka asnjë mundësi që ish-ylli i Manchester Unitedit të transferohet në “Parkun e Princave”. Ai mendon se as homologu i portugez nuk do të bëhet pjesë e PSG-së.

“Nuk ekziston asnjë mundësi që Ronaldo të vjen këtu. Nuk është vetëm paraja ajo që vendos në transferimin e një lojtari. Faktori vendimtar në transferim është vullneti ku dëshiron të luaj lojtari. Ai është një lojtar i madh.

Më pëlqejnë lojtarët më cilësi të mëdha, por me Lucas Mouran ne kemi 30 lojtar dhe nuk kemi nevojë për ndonjë lojtar tjetër”, ka thënë Ancelotti.

“Është bërë histori në mediat ndërkombëtare së Jose Mourinho do të marr përsipër drejtimin e PSG-së dhe kjo gjë nuk me bën përshtypje. Unë jam i qetë”, tha ish-trajneri i Milanit dhe Chelseas.